Flash

U konfliktua dhe i vuri zjarrin tokës së fqinjit, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

Lapsi.al 22 August 2025
U konfliktua dhe i vuri zjarrin tokës së fqinjit, arrestohet

Një 43-vjeçar është arrestuar në Selencë për zjarrvënie. Policia thotë se Elvis Bylyshi ka ndezur zjarr qëllimisht ditën e djeshme në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër” pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij dhe për pasojë është djegur një sipërfae toke me ullinj.

Sipas policisë, nga zjarri u rrezikuan edhe bagëtitë e imëta të bashkëfshatarit.

"Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI