Flash

Tre shqiptarët u dogjën brenda makinës, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin

Lapsi.al 22 August 2025
Tre shqiptarët u dogjën brenda makinës, arrestohet shoferi

Një 56-vjeçar bullgar, drejtues i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në autostradën Egnatia pranë pikës së pagesës në Iasmos, është lënë në paraburgim pas dëshmisë së tij para autoriteteve greke.

Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.

Aksidenti ndodhi rreth 600 metra para pikës së pagesës, ku kamioni u përplas me dy automjete të ndaluara në radhë, duke shkaktuar shpërthimin në flakë të njërit prej tyre.

Si pasojë humbën jetën tre shtetas shqiptarë – një çift 59 dhe 57 vjeç, si dhe një 61-vjeçar.

Sipas autopsisë, viktimat ishin gjallë në momentin e shpërthimit, por pa ndjenja për shkak të plagëve të rënda. Shkaku i vdekjes ishte djegia nga zjarri.

Autoritetet janë në pritje të rezultateve toksikologjike dhe të ekspertizës teknike për të përcaktuar nëse drejtuesi kishte konsumuar alkool dhe me çfarë shpejtësie udhëtonte.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI