Flash

Rama sulmon gjykatësin për tendën e lokalit në Tiranë

Lapsi.al 22 August 2025
Rama sulmon gjykatësin për tendën e lokalit në Tiranë

Edi Rama ka sulmuar gjykatësin e radhës për një vendim që lidhet me një tokë në anë të pallatit, ku është ndërtuar zgjatimi i një lokali. Rama ka postuar foton e tendës së lokalit që nuk mund të prishet nga inspektoriati i Mbrojtjes së territorit, pasi gjykatësi Klarent Demiri i ka dhënë të drejtë pronarit të lokalit duke penguar shembjen e saj.

Është kjo arsyeja që Rama ngre pyetjen: Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?

Më pas e akuzon gjykatësin se "i ka rënë ndesh haptaz interesit publik" duke paralajmëruar se qeveria nuk do të tolerojë në heshtje, ndërsa i kërkon KLGJ të marrë masa. Demiri është gjykatësi i tretë nën shënjestrën e Ramës pas Hazbi Balliut dhe Elsa Gjelit. Fushata e Ramës kundër gjykatësve për shkak të hapësirave publike bie ndesh me heshtjen e socialistëve për arrestimet e zyrtarëve të lartë për korrupsion.

Statusi i Edi Ramës

Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”??

Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE???️??

Një gjë është pak po e sigurtë:

Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut❌

Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre

Të këshilluara

Aksident në Fier, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur me muri...

15:50

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI