Lexo më tej: Zbulohet kalendari i Superiores:Egnatia e nis “malore”, Partizani-Tirana në javën e 6
Të shtunën janë programuar dy ndeshje të tjera. Bylis – Tirana do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet takimi AF Elbasani – Flamurtari. Java e parë do të mbyllet të dielën me sfidën Partizani – Vora, që do të luhet në orën 20:00, në stadiumin “Arena e Demave”. Sakaq, ndeshja Teuta – Dinamo City është shtyrë për t’u zhvilluar më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, për shkak të angazhimit të Dinamo City në fazën play-off të UEFA Conference League.⚽ Abissnet Superiore ? Java 1#abissnetsuperiore | #java1 #futboll #fshf pic.twitter.com/F8FLNUkEa8
— FSHF (@FSHForg) August 21, 2025