Flash

“E kisha për përdorim personal kokainën”/ Dëshmia e Marina Farës në polici!

Lapsi.al 22 August 2025
“E kisha për përdorim personal kokainën”/

Policia e Tiranës ka vënë në pranga vajzën e Eli Farës, Marina Fara pasi është kapur me disa gramë kokainë.

39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.

Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.

Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.

5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.

Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.  Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin. Marina ose Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.

Operacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia ne ate kohe vetëm ushtroi kontroll banese.

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë vajza e Eli Farës

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Roxhensa Kapurani, 49 vjeçe, u kap me kokainë një ditë më parë në zonën e Vorës. Gjatë kontrol...

12:37

Aksident në Fier, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur me muri...

15:50

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI