Flash

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda kësaj jave

Lapsi.al 22 August 2025
Arbër Veliaj paraqitet në SPAK për herë të dytë

Vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, për herë të dytë brenda kësaj jave. Kujtojmë se Arbër Veliaj u paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme edhe ditën e djeshme, 21 gusht, ku qëndroi për më shumë se pesë orë.

Ai u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen e të vëllait, ndërsa në një prononcim të shkurtër para mediave, Arbër Veliaj tha se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin”.

“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj një ditë më parë teksa largohej nga SPAK.

Kujtojmë që tre javë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një ankimim të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.

Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues. Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të Veliajt kundër vendimit të datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.

Më 23 korrik, Erion Veliaj u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI