Flash

Vuçiç: Protestat, përrallë gjoja për studentët! Koha e çmendurisë do kalojë!

Lapsi.al 21 August 2025
Vuçiç: Protestat, përrallë gjoja për

Në një kohë që Serbia është përfshirë prej kohësh nga vala e protestave të dhunshme, presidenti Aleksandër Vuçiç iu drejtua qytetarëve dhe protestuesve me një videomesazh.

“Koha e çmendurisë do kalojë”, thekson Vuçiç ndërsa në video shfaqen imazhe të dhunshme nga protestat.

Në mesazhin drejtuar protestuesve, presidenti serb thotë se në mendjet e njerëzve nuk ka asgjë racionale dhe protestat i cilëson përrallë për gjoja studentët.

Vuçiç shton se protestuesit nuk kanë asnjë përgjigje kur pyeten se kush do ta menaxhojë vendin, problemet apo kush do të garantojë sigurinë dhe stabilitetin.

Një ditë më parë në 50 qytete të Serbisë, mbështetësit e Partisë Progresive Serbe të Presidentit Vuçiç organizuan protesta nën moton "Qytetarët kundër bllokadave".

Të këshilluara

Vëllai i Erion Veliajt paraqitet në SPAK

Vellai i Erion Veliajt paraqitet në SPAK. Arbër Veliaj do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen nd...

12:05

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI