Flash

Tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 21 August 2025
Tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara, arrestohet

Një 35-vjeçar, administrator i një farmacie në Tiranë është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A. H., 35 vjeç, ndërsa ka nisur procedimi penal për shtetasen me iniciale A. M., 33 vjeçe, shitëse e farmacisë, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte 35-vjeçari, në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.

Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë.

Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI