Flash

The Guardian: 83% e palestinezëve të vrarë në Gaza ishin civilë

Lapsi.al 21 August 2025
The Guardian: 83% e palestinezëve të vrarë në Gaza ishin

Shifrat e dala nga një bazë të dhënash e klasifikuar e inteligjencës ushtarake izraelite tregojnë se shumica dërrmuese e palestinezëve të vrarë në Gaza nga sulmet e ushtrisë izraelite kanë qenë civilë.

Hetimi i përbashkët i The Guardian, +972 Magazine dhe Local Call tregon se pesë nga gjashtë viktima nuk kanë qenë pjesë e grupeve të armatosura.

Që nga maji, pra 19 muaj pas nisjes së luftës, inteligjenca izraelite ka regjistruar 8,900 luftëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez si të vrarë ose të dyshuar si të vrarë.

Në të njëjtën periudhë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, mbi 53,000 palestinezë janë vrarë në total. Kjo do të thotë se vetëm 17% e viktimave kanë qenë luftëtarë, ndërsa 83% civilë.

Sipas ekspertëve të konfliktit, kjo përqindje e civilëve të vrarë është ndër më të lartat e regjistruara në luftërat moderne. Therése Pettersson nga Programi i të Dhënave të Konflikteve Uppsala (UCDP) tha se shifra të tilla janë krahasuar vetëm me masakrat në Srebrenicë, gjenocidin e Ruandës dhe rrethimin e Mariupolit në vitin 2022.

Shumë studiues, aktivistë dhe organizata të të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gaza, duke përmendur jo vetëm vrasjet masive të civilëve, por edhe urinë e imponuar ndaj popullsisë.

Ushtria izraelite nuk e ka mohuar ekzistencën e bazës së të dhënave, por në një deklaratë për The Guardian tha se shifrat e raportuara “janë të pasakta” dhe “nuk pasqyrojnë të dhënat e sistemit të IDF-së”, pa dhënë detaje se cilat të dhëna kundërshtohen.

Ndërkohë, sipas mediave izraelite, edhe pse politikanët shpesh i hedhin poshtë shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës si propagandë, ish-kreu i inteligjencës ushtarake i ka konsideruar ato si të besueshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI