Flash

Prangosen dy persona në Morinë, tentuan të kalonin kufirin me lënde narkotike

Lapsi.al 21 August 2025
Prangosen dy persona në Morinë, tentuan të kalonin kufirin me

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Kukësit pasi tentuan të kalonin kufirin me një automjet në të cilin kishin fshehur një sasi lënde narkotike. Blutë kanë sekuestruar doza kanabisi në formë çokollate dhe automjetin.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Suzuki Vitara”, me drejtues shtetasin R. V. dhe pasagjer shtetasin M. C.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në kroskot, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. V. iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis në formë çokollate. Lënda e dyshuar narkotike kanabis u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit R. V., 29 vjeç, dhe M. C., 31 vjeç, të dy banues në Gjermani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B. dhe Xh. M., pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI