Flash

Tani që përfundon sezoni turistik, hapet tenderi për rregullimin e urës së Milotit

Lapsi.al 21 August 2025
Tani që përfundon sezoni turistik, hapet tenderi për rregullimin

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi me fond limit prej 107 milionë lekësh [1.1 milionë euro].

Sipas ARRSH, projekti është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe synon që të rrisë sigurinë dhe të mundësojë rihapjen e urës për qarkullimin e automjeteve deri në 3.5 ton.

“Për këtë sugjerojmë se Urës, si masë emergjente, duhet t’i bëhen punimet sipas përshkrimeve të mëposhtme, për të siguruar një jetëgjatësi të saj me kufizimin e ngarkesave, siç ajo është sot, për një periudhë deri në (5÷10) vjet,” thuhet në dokumentet e tenderit.

Ndër problematikat kryesore të vërejtura është problemi i themeleve, të cilat pothuaj kanë dalë në sipërfaqe, për shkak të gërryerjes së përgjithshme të shtratit të lumit. “Vazhdimi i marrjes së zhavorrit në mënyrë të pakontrolluar në lumë është shkaku kryesor i kësaj situate, fenomen që shfaqet edhe në urat e ndërtuara së fundmi mbi këtë lumë,” theksohet në dokument, shkruan BIRN.

Ura e Milotit mbi lumin Mat, me një gjatësi prej 788 metrash, u mbyll gjatë muajit korrik pasi paraqet rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e dëmtimeve në themelet mbështetëse, erozionit të theksuar në bazament dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor. Mbyllja u urës në pikun e sezonit turistik veror solli reagime të shumta, pasi shkaktoi kaos në qarkullimin e automjeteve drejt Lezhës dhe Shkodrës si dhe trafik të rënduar për orë të tëra.

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon që përmes këtij tenderi të bëhet pastrimi i zonës përrreth pilotave dhe nivelimi i shtratit; betonimi i pilotave si dhe përforcimi dhe mbrojtja e themeleve të urës.

Lexo më tej: Emergjencë vere/ Autostrada Tiranë-Durrës do të shtrohet, për tu prishur pas 1 viti 

Të këshilluara

Zjarr në Cërrik dhe Shkodër

Një zjarr ka rënë në Cërrik, Elbasan ditën e sotme, ku janë përfshirë nga flakët disa shkurre. Deri më tani nuk dihet përmasa e zjarrit, por si pasojë zjarr...

17:33

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI