Flash

Punimet për “Lungomare 3”/ Shembet një tjetër objekt në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Lapsi.al 21 August 2025
Punimet për “Lungomare 3”/ Shembet një tjetër objekt

Një tjetër objekt pritet të shembet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Objekti është rrethuar nga forcat e policisë dhe i është vendosur shiriti i sigurisë, ndërsa nga IKMT konfirmohet se prishja pritet te kryhet me mjetet e tyre dhe jo me shpërthim.

Ndërtesa ndodhet ne zonën e quajtur “Kalaja” aty ku vijohet puna për projektin e “Lungomare 3”. Objekti që do të shembet është ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit sipas IKMT.

Janë tre kate ende të papërfunduara dhe një shtesë pranë objektit ekzistues që do te prishen nga aksioni i IKMT në Vlorë. Ky është objekti i dytë që ndërhyhet në Vlorë ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër objekt u shemb në zonën e Radhimës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI