Flash

Protestuesit kërkojnë largimin e tij/ Vuçiç: Do t’i rezistojmë kujtdo që na kërcënon

Lapsi.al 21 August 2025
Protestuesit kërkojnë largimin e tij/ Vuçiç: Do

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi ashpër ndaj protestave, të cilat kërkojnë largimin e tij nga pushteti.

Me anë të një komunikimi në rrjete sociale, Vuçiç deklaroi se Serbia do t’i kundërvihet presioneve të jashtme dhe kërcënimeve, duke paralajmëruar masa për rivendosjen e rendit dhe paqes në vend.

Deklarata e Vuçiç vjen një ditë pas kundërprotestës së organizuar nga mbështetësit e partisë së tij Partia Progresive Serbe.

“Në një moment do të shihni gjithë vendosmërinë e shtetit të Serbisë. Ne do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rivendosur rendin, paqen dhe rendin në vendin tonë. Dhe ne do ta bëjmë këtë. Ne do t’i kundërvihemi të gjitha presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë, që na paralajmërojnë, asaj që është e lejuar dhe e mundur, dhe deri më tani kemi parë prej tyre se ata arritën të sjellin kaos në vendin tonë dhe ne do të fitojmë”, është shprehur presidenti i Serbisë.

“Aco Šiptare!”/ Pse protestuesit po e tallin Vuçiçin si shqiptar

Të këshilluara

Zjarr në Cërrik dhe Shkodër

Një zjarr ka rënë në Cërrik, Elbasan ditën e sotme, ku janë përfshirë nga flakët disa shkurre. Deri më tani nuk dihet përmasa e zjarrit, por si pasojë zjarr...

17:33

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI