Flash

Historia prekëse/ Shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh (VIDEO)

Lapsi.al 21 August 2025
Historia prekëse/ Shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani.

Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali, duke ia lënë Kadrisë frikën më të madhe të jetës: se nuk do ta shihte më kurrë të bijën, shkruan albinfo.ch.

Pas dekadash kërkimesh dhe shprese, Kadri Mahmuti iu drejtua emisionit të njohur gjerman “Bitte melde dich” të Julia Leischik, i cili prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

Dhe aty ndodhi mrekullia, Kadriu arriti ta gjente Hamiden e tij, duke përjetuar një ribashkim emocionues që vetëm jeta mund ta shkruajë.

Emisioni “Bitte melde dich” transmetohet në kanalin SAT1 dhe sjell histori të forta njerëzore, ku fati dhe dhimbja e ndarjes shpesh kthehen në gëzim e lot lumturie.

https://www.youtube.com/watch?v=_9OJ6kY3kOc

Të këshilluara

Aksident në Fier, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur me muri...

15:50

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI