Flash

Dinamo kërkon historinë: ndaj Jagiellonia, nis aventura drejt grupeve të Conference

Lapsi.al 21 August 2025
Dinamo kërkon historinë: ndaj Jagiellonia, nis aventura drejt grupeve

Dinamo luan përballë Jagiellonia 180 minutat më të rëndësishme të historisë së klubit. Nëse kalohen polakët, atëherë nëndetsja për herë të parë do të kualifikohet për në fazën e grupeve të Conference League. Mbrëmjen e sotme, në orën 20:15, të besuarit e Ilir Dajës zbresin në fushë për ndeshjen e parë të play-off ndaj Jagiellonia Bialystok. Pas suksesit historik me eliminimin e Hajdukut të Splitit, blutë e Ilir Dajës përballen me një tjetër rival të fortë, që sezonin e kaluar arritën deri në çerekfinale të turneut, të eliminuar vetëm nga finalistët e Betis.

Formacioni i Dinamos dhe dilemat e Dajës

Trajneri Ilir Daja është i detyruar të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e kaluar. Mefushori i talentuar Qefalija mbetet në dyshim pas dëmtimit të pësur ndaj Hajdukut, ndërsa në vend të tij pritet të aktivizohet Beqja. Për më tepër, sot do të debutojë edhe afrimi më i ri, Bernard Berisha, i cili do të marrë vendin e Zabërgjas në sulm. Daja shpreson shumë te ish-lojtari i Skënderbeut, i vetmi nga dinamovitët që ka luajtur në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.

Daja: “Duhet të mësohemi pa Mandelën e Zabërgjën”

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Daja e pranoi se humbja e dy lojtarëve kryesorë, Peter Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja, e dëmton skuadrën, por shtoi se ekipi duhet të mësohet me këtë realitet.

“Janë dy lojtarë që kanë qenë golashënuesit tanë më të mirë dhe shumë të rëndësishëm për ne. Por tashmë nuk janë më pjesë e skuadrës dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Do të përpiqemi t’i zëvendësojmë sa më mirë,” tha Daja.

Ai vlerësoi maksimalisht kundërshtarin polak: “Jagiellonia është nga ekipet më të forta të Polonisë, me një publik që është gjithmonë lojtari i 12-të. Klubet që arrijnë deri në ‘play-off’-in e Conference League janë ekipe që e meritojnë dhe një nga këto është edhe Jagiellonia. Për të bërë punën tonë, duhet të sakrifikojmë shumë.”

Optimisti i qetë, Daja mendon edhe për kthimin

I pyetur për ndeshjen e kthimit, trajneri i Dinamos u tregua i kujdesshëm: “Të gjitha energjitë psikofizike i kemi te ndeshja e radhës, jo te e kthimit. Nga kjo varet edhe si do të dalë rezultati. Nëse marrim një rezultat pozitiv, padyshim do të kemi më shumë tifozë në Tiranë.”

Siemieniek: “Dinamo nuk është ekip i dobët”

Nga ana tjetër, trajneri i Jagiellonias, Adrian Siemieniek, paralajmëroi se përballja me Dinamon nuk do të jetë aspak e lehtë. Ai theksoi se gjithçka do të vendoset në dy ndeshje dhe jo vetëm në sfidën e parë.

“Ne e dimë me kë kemi të bëjmë. Përvoja që kemi fituar na ka mësuar të jemi të qetë dhe të dimë si të përgatitemi për ndeshje të mëdha. Sot nuk ka vend për lodhje, duhet të japim gjithçka në fushë,” u shpreh tekniku polak.

Ai vlerësoi Dinamon si një skuadër agresive dhe me guxim në lojë: “Dinamo tregoi forcën e saj duke eliminuar Hajdukun. Është e gabuar të shihet si një ekip i dobët vetëm pse vjen nga një kampionat më pak i njohur. Ne jemi të përgatitur për dy ndeshje shumë të vështira.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI