Flash

Berisha: Daniel Shima në qendër të një cikloni interesash nga më mafiozet

Lapsi.al 21 August 2025
Berisha: Daniel Shima në qendër të një cikloni interesash

Humbja e kontakteve për rreth dhjetë orë me ish-zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, mbetet një ngjarje me shumë hije e paqartësi.

Të mërkurën, nëna e 34-vjeçarit denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin, pasi partnerja dhe njëherazi avokatja e tij e kishte njoftuar se Shima i kishte dërguar një mesazh të shkurtër: “po më arrestojnë”.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha gjatë një konferencë shtypi se, “AKSHI është sipërmarrja private e Edi Ramës!”.

Duke komentuar zhdukjen dhe rishfaqjen e Ish drejtuesit të këtij institucioni kreu i PD tha se, “Daniel Shima është në qendër të një cikloni interesash nga më mafiozet”.

Berisha: Dje pasdite, Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë, e tëra u përpi nga lajmi se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ish-zyrtari i lartë i kërcënuar egërsisht nga Edi Rama sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmertaj, për shkak të tenderëve familjare, personi, i cili u shkarkua si zëvendësdrejtor i përgjithshëm me datën 19 mars të vitit 2024, pasi famozja Mirlinda Karçanaj kaloi një sesion shumë të zgjatur pyetjesh në SPAK.

Dhe po atë ditë, pas atij sesioni, sikur të merrte urdhër nga SPAK, ajo e shkarkoi në vend pa dhënë asnjë motiv.

Ky është Shima, i cili është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze.

Ju e dini se AKSHI është quajtur sipërmarrja private e Edi Ramës.

Ju, shqiptarët e dinë, se regjistrime ambientale, çka do të thotë regjistrime në tavoline, të një bisede të Gerond Meçes, njeriut që ka fituar 46 milionë euro tendera, me të famshmen kompani ABS, tendera sekrete, tendera pa garë, dhe janë vërtetuar 800 transaksione nga Thesari i Shtetit, në një bisedë me një person tjetër në një mjedis, personi tjetër i kërkon Gerond Meçes mbështetje për ët fituar tendera në AKSH, ku aty përflitet se tenderat i përcakton baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës, Armand Fangu, madje thuhet se vetë Linda ka bërë takime me prokurorin Mara që po hetonte dosje të Armand Fangut.

Pra, Shima ishte një person në qendër të ciklonit.

Ishte personi që dinte çdo gjë për Fangun, për Meçen, por dinte gjithçka tjetër edhe për dy zonjat aty, njëra është famozja Mirlinda, kurse tjetra është fiks motra e Ergys Agasit, e këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Ballkanit.

Ajo është drejtoresha juridike e AKSHI-t.

Të këshilluara

Vëllai i Erion Veliajt paraqitet në SPAK

Vellai i Erion Veliajt paraqitet në SPAK. Arbër Veliaj do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen nd...

12:05

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI