Flash

Zhegrova, Juventus gati të bëjë lëvizjen finale: akord me menaxherin e kosovarin

Lapsi.al 20 August 2025
Zhegrova, Juventus gati të bëjë lëvizjen finale: akord me
Juventus nuk bën shaka dhe është gati të bëjë goditjen për kosovarin Edon Zhegrova. Klubi bardhezi e do anësorin për ta vënë krah Jonathan David, në mënyrë që të ripropozojë çiftin e shfaqur në Lille dhe kështu të krijojë një tandem sulmues të denjë për skuadrën piemonteze. Negociata duket tashmë mjaft e avancuar, meqë sipas asaj që raporton Tuttosport, ka një marrëveshje me menaxherin Hasan Çetinkaya për një kontratë deri në vitin 2030 me një pagë prej 2,5 milionë eurosh plus shpërblime të ndryshme të parashikuara. Lille kërkon rreth 25 milionë euro, por meqë merkatoja është drejt mbylljes, shifra mund të ulet dhe të mbyllet rreth 18-20 milionë.

Lexo më tej: Zhegrova te Juventus, varet nga Nico Gonzalez: takim me stafin e sulmuesit të Kosovës

Që gjithçka të zhbllokohet, megjithatë, është e nevojshme më parë të shitet, në veçanti Douglas Luiz, i cili duket se është afër Nottingham Forest për një shumë rreth 30 milionë euro. Jo menjëherë, duke qenë se flitet për huazim me të drejtë/obligim blerjeje, por nëse braziliani do të largohej nga Torino, do të lirohej vendi për 26 vjeçarin Zhegrova. E gjithë kjo do të mundësonte të digjej konkurrenca e Olympique Marseille, i zënë me sherret brenda grupit dhe me nevojën për të shitur Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot, tashmë jashtë skuadre. Francezët mund të vonohen shumë për t’u bërë të disponueshëm për kosovarin, arsye për të cilën Juventus ka një avantazh të mirë për të menaxhuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI