Flash

VIDEO/ Pacientët e ORL-së denoncojnë mungesën e kushteve minimale në spital

Lapsi.al 20 August 2025
VIDEO/ Pacientët e ORL-së denoncojnë mungesën e kushteve

Disa pacientë nga pavioni i ORL-së në Spitalin e Traumës, kanë denoncuar sot për Lapsi.al kushtet e rënda në të cilat marrin trajtim. Sipas tyre, dhomat ku gjenden të shtruar të sëmuret nuk kanë ajër të kondicionuar dhe temperaturat e larta e rëndojnë më shumë gjendjen e tyre.

"Është e pamundur të flesh apo të përballosh dhimbjet në këto dhoma që janë kthyer në furra", shprehet një prej tyre.

Ndërkohë pacientët thonë se të gjitha dhomat e mjekëve janë të pajisura me kondicionerë. Por, në shërbimin e ORL-së, kulmi i skandalit janë kushtet e higjenes. Pacientët dërguan një video nga tualetet e këtij pavioni, të cilat sipas tyre pastrohen rrallë dhe janë në gjendje të mjeruar. Më poshtë një pjesë nga video e dërguar në redaksinë e Lapsit.

621db6be-ebdf-4f6d-9b07-802be6ad14f6

 

 

Të këshilluara

Zjarr në Selenicë

Një vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenicës. Menjëherë janë angazhuar forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë. Gjithashtu terren...

18:27

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI