Flash

Plagosi me thikë një 50-vjeçar në Laç, në pranga autori

Lapsi.al 20 August 2025
Plagosi me thikë një 50-vjeçar në Laç, në

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Laç. Në pranga është vënë autori 33-vjeçar Eraldo Dibra alias Eraldo Basha. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 për motive të dobëta. 50-vjeçari u godit në krah dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: -E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), në krah, shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Kjo do sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territori...

07:05

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI