Flash

LVV propozon Haxhiun dhe Gërvallën për drejtimin e Kuvendit, dështon sërish seanca

Lapsi.al 20 August 2025
LVV propozon Haxhiun dhe Gërvallën për drejtimin e Kuvendit,

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk i mori votat e mjaftueshme 57 për, 56 kundër, tri abstenime.

Më pas u votua edhe Donika Gërvalla, pa sukses. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet maksimumi tri herë. Seanca e radhës është caktuar për të premten.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kryesuesi i seancës ka shkelur Kushtetutën duke futur një votim të fshehtë që nuk parashihet në Rregulloren e Kuvendit, duke ndryshuar në mënyrë të paligjshme rendin e ditës. Gjykata theksoi se seanca konstituive duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Opozita mban qëndrime të ndara, PDK voton vetëm kandidatë që s’kanë qenë ministra të Kurtit, LDK kërkon marrëveshje, dhe AAK ka përmendur emrat e Shqipe Selimit e Saranda Bogujevcit.

Presidenca e ka cilësuar konstituimin e Kuvendit si urgjencë shtetërore për stabilitetin dhe përfaqësimin demokratik.

Të këshilluara

Zjarr në Selenicë

Një vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenicës. Menjëherë janë angazhuar forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë. Gjithashtu terren...

18:27

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI