Flash

Berisha i del në krah Irfan Hysenbelliut: Kërcënimi i tij, akt terrorizmi!

Lapsi.al 20 August 2025
Berisha i del në krah Irfan Hysenbelliut: Kërcënimi i tij, akt

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas kërcënimit me jetë të pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup.

“Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup”, shkruan Berisha.

Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.”

Mesazhi:

Një akt terrorizmi shtetëror

Të dashur miq,

Në një akt të mirëfilltë terrorizmi shtetëror janë kërcënuar me jetë pronari dhe botuesi i Fokus Media Grup dhe familjarët e tij.

Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup.

Ky akt tipik terrorist shtetëror vjen pasi dyshja famëkeqe urdhëroi të plaçkiten kompjuterët, laptopët dhe desktopët e gazetarëve për shkak të dosjeve të mëdha të korrupsionit dhe lidhjeve me kartelet e drogës të Ramës, Lulushit dhe familjarëve më të afërt të tyre. Në të vërtetë, shkaku kryesor i pushtimit të ndërtesave të Fokus Media Grup dhe grabitjes mbrëmë të mjeteve personale të punës së gazetarëve janë pikërisht dosjet e tmerrshme të dy krerëve të organizatës kriminale, të cilat do të publikoheshin në shtator.

Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.”

Rikujtoj këtu se janë zhdukur pa nam e nishan nga dora e zezë e shtetit persona për të cilët Ramaduro ka shpallur se “Me të e kam personale.”

Duke e dënuar me forcën më të madhe këtë akt terrorizmi shtetëror, paralajmëroj Ramaduron se për çdo përdorim të shtetit për akte terroriste ndaj pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij, do të ndëshkohesh si hakmarrës i verbër dhe terrorist shtetëror.

Të këshilluara

Zjarr në Selenicë

Një vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenicës. Menjëherë janë angazhuar forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë. Gjithashtu terren...

18:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI