Flash

Bajrami jashtë liste, Rangers turpërohet në Champions: tifozët lënë stadiumin pas 20’

Lapsi.al 20 August 2025
Bajrami jashtë liste, Rangers turpërohet në Champions:
Në minutën e 20’ të ndeshjes kundër Brugge, Ibrox filloi të zbrazet: ishte mbresëlënëse procesioni i tifozëve që vendosën të linin stadiumin në mes të pjesës së parë, me Rangers në disavantazh 3-0 në ndeshjen e playoff-it të Champions League. Një det njerëzish që lanë vendet e tyre, të dëshpëruar nga loja dhe rezultati që mund të parathoshte një goleadë të bujshme dhe të paharrueshme. Në fund, skuadra belge u ndal te trisi dhe ndeshja e parë përfundoi 3-1, një rezultat që ndikon shumë në kualifikim dhe që do të ketë pasoja edhe në javët e ardhshme, sepse hap një polemikë shumë të ashpër pikërisht në këto fillime të sezonit që nis me këmbë të gabuar. E të mendosh që mesfushorin e kombëtares Nedim Bajrami tekniku Russell Martin nuk e preferoi për listën Champions, duke lënë të kuptohet një ndarje mes palëve.

Tifozët e Rangers braktisin stadiumin pas 20 minutash

Me siguri skocezët do të duhet të riparojnë marrëdhënien me publikun e tyre që nuk arriti të qëndronte në stadium as për një pjesë. Pas çdo goli të pësuar, skuadra mbushej me fishkëllima dhe në minutën e 20-të një numër i madh tifozësh u ngrit për t’u larguar, një skenë surreale sepse ndodhi para mesit të pjesës së parë: kamerat kapën një numër të madh tifozësh që ngriheshin nga karriget e tyre për t’u nisur drejt daljes, të gjithë dukshëm të paduruar dhe të zemëruar. Por ajo që bëri bujë ishin pamjet jashtë stadiumit që tregonin qindra njerëz që largoheshin nga impianti ndërsa brenda loja vazhdonte. Një akt proteste të pastër ndaj Rangers, që për 20 minuta ishin në gjendje të pësonin 3 gola pa provuar as të reagonin: një turp shumë i madh për t’u duruar për tifozët, të cilët preferuan të ngriheshin dhe t’i kthenin shpinën, duke u kthyer në shtëpi shumë më herët se sa e kishin menduar. Ndeshja kundër Brugge më pas përfundoi 3-1, e mbajtur gjallë vetëm nga e vetmja goditje në portë që skocezët arritën të bënin në të gjitha 90 minutat.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI