Flash

Zvicra i hap dyert dy Vladimirëve për një takim paqeje në Gjenevë

Lapsi.al 19 August 2025
Zvicra i hap dyert dy Vladimirëve për një takim paqeje në

Gjeneva po shihet gjithnjë e më shumë si vendi i mundshëm ku mund të zhvillohet një samiti i paqes mes Vladimir Putin dhe Vladimir Zelenskit, një ide e propozuar fillimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Macron deklaroi se samiti duhet të mbahet në një “vend neutral, ndoshta në Zvicër – unë po shtyj për Gjenevën – ose në një tjetër shtet.” Ai theksoi për LCI/TF1 se “nuk është vetëm një hipotezë, por vullnet i përbashkët i liderëve.”

Ministri i jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, konfirmoi këtë mëngjes se vendi i tij mund të organizojë takimin, duke u mbështetur tek roli i veçantë i Zvicrës dhe statusi i Gjenevës si selia evropiane e OKB-së.

Megjithatë, ekziston një pengesë madhore: si firmëtare e Statutit të Romës, Zvicra është e detyruar ligjërisht të arrestojë Putinin për shkak të urdhër-arrestit ndërkombëtar. Cassis la të kuptohet se mund të gjendet një rrugëdalje përmes imunitetit të përkohshëm, me qëllim që të mundësohen bisedimet e paqes.

Samiti i mundshëm në Gjenevë shihet si një hap i madh diplomatik, nëse arrihet të realizohet, duke vendosur Zvicrën sërish në qendër të skenës ndërkombëtare si ndërmjetëse neutrale.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI