Flash

Zelensky: Putin sugjeroi takim 2-palësh Ukrainë-Rusi, jam gati në çdo format

Lapsi.al 19 August 2025
Zelensky: Putin sugjeroi takim 2-palësh Ukrainë-Rusi, jam gati në

Presidenti ukrainas Zelensksy, gjatë konferencës për shtyp, mbajtur në parkun Lafayette përballë Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se është gati të takohet me Vladimir Putinin në çdo format.

Ai tha gjithashtu se ishte Putini ai që sugjeroi një takim dypalësh Ukrainë-Rusi, i ndjekur nga një takim trepalësh ku përfshihej SHBA-ja.

Kjo ngre pyetje sepse para telefonatës së tij me Putinin, Trump tha se një takim trepalësh do të ishte i radhës, por më pas tha se ai do të zhvillohej vetëm pas një takimi midis Ukrainës dhe Rusisë.

Zelenskyy shtoi gjithashtu, se gjatë takimit, diskutoi garancitë e sigurisë me Trumpin dhe Evropën dhe tha se mori sinjale të rëndësishme nga SHBA-të mbi garancitë.

Detajet e garancive të tilla të sigurisë, tha Zelenskyy, do të përpunohen brenda 10 ditëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI