Flash

Ronaldo, vetëm me portierin, i dhuroi golin Joao Felix: Mitaj jashtë Superkupës

Lapsi.al 19 August 2025
Ronaldo, vetëm me portierin, i dhuroi golin Joao Felix: Mitaj jashtë
Në paraqitjen e tij të katërt me fanellën e Al Nassr, Joao Felix thyen agjërimin dhe gjen rrugën e golit të tij të parë arab, shumë të rëndësishëm: vendos gjysmëfinalen e Superkupës kundër Ittihad të Benzema e Mario Mitajt, të ndalur në 2-1. Portugezi shënoi më pas një dopietë personale, gol megjithatë i anuluar për një faull në fillim të aksionit. Dy golat e tjerë u realizuan nga Mané me asist të Brozovic dhe nga Bergwijn. I pabesueshëm gëzimi i portugezit Cristiano Ronaldo i cili, përballë aprovimit të ardhur nga VAR, nuk di të përmbahet në festimin e tij që përhapet tek shokët e skuadrës dhe stoli.

Festimi i pakontrolluar i CR7

Nëse Joao Felix ishte protagonist vendimtar, edhe Cristiano Ronaldo nuk ka qenë më pak: Cr7 i ka përjetuar minutat para konfirmimit të golit me një ankth të veçantë, që nuk i ka shpëtuar publikut të pranishëm. Ai iu drejtua arbitrit, me një buzëqeshje mes ironisë dhe mosbesimit, për të shpërthyer më pas gjithë tensionin e tij në një festim të pakontrolluar që përfshiu të gjithë, shokë në fushë dhe stolin. Për atë që është një arritje shumë e rëndësishme e fituar nga ylli portugez, tashmë një hap larg për të ngritur trofeun e radhës të një karriere gjithnjë e më të pa krahasueshme.

Goli vendimtar i Joao Felix, me asist perfekt nga Cr7

Një gol, i pari, për Joao Felix të ardhur prej disa javësh tek Al Nassr, por me një peshë të jashtëzakonshme. Sepse falë devijimit të tij pranë portës me të cilin çoi në dyfishimin e skuadrës së tij në minutën e 61’ eliminoi Al Ittihad duke fituar finalen e Saudi Supercup, trofeu i parë në lojë për sezonin e ri sapo të nisur. Një agjërim për ish-milanistin portugez që zgjaste prej katër ndeshjesh dhe që u ndërpre në ndeshjen më delikate dhe të rëndësishme, duke lënë shpejt pas zhgënjimet tek kuqezinjtë. Një gol shumë i lehtë, praktikisht me portën bosh, falë altruizmit të Cristiano Ronaldo që talli mbrojtjen kundërshtare, duke dhuruar më pas asistin më të lehtë bashkëkombësit.

VAR fillimisht përjashton Mané, më pas konfirmon golin

Një gol që prishi faktikisht ekuilibrat dhe që i lejoi Al Nassr të merrte ndeshjen që mund të vlejë si trofe i parë sezonal. Deri në atë moment, gjysmëfinalja ishte në ekuilibër të përsosur me skuadrën e Cr7 të reduktuar në 10 kundër 11 për një marrëzi të Mané i cili, pasi kishte shënuar avantazhin e përkohshëm, u përjashtua përmes VAR për një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj portierit kundërshtar, Yousef. Moviola që ishte vendimtare edhe për golin e Joao Felix: asistenti i arbitrit ngriti menjëherë flamurin duke sinjalizuar pozicion jashtë loje por pamjet e përsëritura i dhanë të drejtë portugezëve Ronaldo dhe Joao Felix. Gjithçka në rregull dhe avantazhi që do të mbahej deri në fund për lumturinë e Cr7 dhe të shokëve të tij, sërish në finalen e Superkupës për herë të dytë radhazi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI