Flash

Netanyahu sulmon kryeministrin e Australisë: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

Lapsi.al 19 August 2025
Netanyahu sulmon kryeministrin e Australisë: Politikan i dobët që

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se e ka “tradhtuar” Izraelin. Fjalët e liderit izraelit mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike nga lufta në Gazë.

Netanyahu i bëri këto komente një ditë pasi Izraeli ua anuloi vizat diplomatëve australianë në Autoritetin Palestinez, pas vendimit të Australisë për ta njohur shtetin palestinez dhe anulimit të vizës së një ligjvënësi izraelit.

“Historia do ta kujtojë Albanesen për atë që është: një politikan i dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë”, shkroi Netanyahu në llogarinë e tij në X.

Ligjvënësi izraelit pritej të takohej me komunitetin hebre në Australi, i cili është përballur me një rritje të ndjeshme të sulmeve antisemitike që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gazë, pothuajse dy vjet më parë.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, tha të hënën vendimi i Izraelit për ndalim vizash është “reagim i paarsyeshëm” dhe tha se Qeveria e Netanyahut po e rrit izolimin diplomatik të Izraelit.

Izraeli po përballet me presion gjithnjë e më të madh ndërkombëtar për shkak të numrit të madh të viktimave civile nga ofensiva ushtarake në Rripin e Gazës.

Albanese tha më 12 gusht se Netanyahu është duke e “mohuar” krizën humanitare në Gazë. Ai e bëri këtë deklaratë një ditë pasi njoftoi se Australia mund ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, duke ndjekur shembullin e Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Netanyahu ka thënë se një veprim i tillë do të shërbente si shpërblim për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, i cili nxiti luftën në Gazë. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka vrarë mbi 62.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Lufta ka shkaktuar gjithashtu krizë urie, ka zhvendosur tërë popullsinë e Gazës dhe ka nxitur akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI