Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Më 15 shtator nis paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së

Lapsi.al 19 August 2025
Më 15 shtator nis paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave për rastin e saj, tha trupi gjykues gjatë konferencës statusore që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Të pranishëm në sallë plenare janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërkaq Jakup Krasniqi po e përcjell seancën përmes video-lidhjes.

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Misetiç, tha se idealisht shpreson që të përfundojë me provat dhe dëshmitarët deri në fund të tetorit. Por, do të dëshironte që të kishte kohë më pas - siç ka pasur edhe Prokuroria - për paraqitjen e mocioneve për prova jogojore.

Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, tha se parasheh që do t'i duhet 1 javë kohë për paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve. Ndërkaq, në nisje të konferencës, trupi gjykues kërkoi nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit që të japë afate kohore se kur do të nxjerrë deklaratat për dëshmitarët.

Mbrojtja e Thaçit tha se nga 11 dëshmitarë, për pesë prej tyre ende nuk ka nxjerrë përmbledhje e deklaratave. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq tha se autorizim po presim për një dëshmitar nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkaq katër të tjerë janë nga SHBA-ja.

Mbrojtja tha se dëshmitarët nga SHBA-ja janë figura të larta dhe të rëndësishme, por nuk zbuloi identetitet e tyre. Qeveria e SHBA-së, tha mbrojtja, është duke punuar që të japë autorizimet e duhura për këta dëshmitarë, pasi sipas mbrojtjes, ata do të paraqesin informacione shfajësuese.

Prokuroria e Specializuar tha se do t'i duhet një muaj kohë nga koha kur mbrojtja të nxjerrë këto deklarata të dëshmitarëve, deri në paraqitjen e tyre në gjykatë. Por, mbrojtja tha se nuk është e obliguar që t'i nxjerrë përmbledhjet e tyre.

Mbrojtja e Hashim Thaçit njoftoi se do t’i duhen 35.5 orë për dhënien e dëshmisë së dëshmitarëve që do të thërrasë në rast. Gjykatësi pyeti mbrojtjen nëse të 11-12 dëshmitarët që mbrojtja e Thaçit ka planifikuar të ftojë do të japin dëshminë para gjykatës, dhe avokatët konfirmuan se po.

Ndërkaq, mbrojtja e Jakup Krasniqit njoftoi se planifikon që dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.

Sipas kësaj përllogaritje, gjykatësi tha se do të duhen 35 ditë punë - pesë orë në ditë dëshmi - për përfundimin e dëshmitarëve, duke parashikuar se dëshmia e tyre mund të përfundojë në dhjetor. I pyetur nëse të gjithë dëshmitarët do të japin dëshmi në seancë të hapura, Mishetiq tha se ky është synimi.

“Nuk mund ta themi 100 për qind – mund të ketë segmente që do të jenë në seancë private – por synimi ynë është që përgjithësisht seanca të jetë publike”, tha ai.

Mbrojtja e Thaçit tha se për katër dëshmitarë që po pret autorizimet, janë në bllokun e fundit të dëshmitarëve, që mbrojtja ka planifikuar të ftojë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Në konferencën e fundit statusore, të mbajtur më 22 korrik, ekipet e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë ankuar se nuk kanë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastit të tyre. Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale. ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas prokurorisë, radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse për të paraqitur çështjen e tyre.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./ REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet si një ditë e kthjellët dhe e ngrohtë, ideale për aktivitete jashtë dhe shëtitje. Temperaturat luhaten nga 17 °C në mëngjes deri në 33 ...

07:21

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI