Flash

Le Monde: Pse Vuçiç u detyrua të nxjerrë në rrugë huliganët

Lapsi.al 19 August 2025
Le Monde: Pse Vuçiç u detyrua të nxjerrë në
Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndalojë lëvizjen studentore kundër korrupsionit që ka tronditur vendin ballkanik që nga shembja e një tende të stacionit të trenit të rinovuar rishtazi në Novi Sad, në nëntor 2024. Kjo tragjedi, e cila shkaktoi vdekjen e 16 personave, shihet gjerësisht në Serbi si një pasojë e korrupsionit endemik që ka pushtuar këtë vend me 6.6 milionë banorë. Vuçiç kërcënon pas protestave/ Dinamikat në Serbi lidhen me frustrimin e qytetarëve Në pushtet që nga viti 2014, duke qenë pa ndërprerje, një herë  kryeministër dhe më pas president, Aleksandar Vuçiç nuk i ka marrë asnjëherë realisht në konsideratë kërkesat e studentëve për krijimin e një sistemi gjyqësor funksional dhe sundimin e ligjit. Ai gjithashtu ka refuzuar të përmbushë kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pasi nuk i mori seriozisht për muaj të tërë demonstratat krejtësisht paqësore, ai nisi një strategji shqetësuese frikësimi, të martën, më 12 gusht, duke lëshuar në rrugët e vendit banditë dhe huliganë të njohur si të afërt me bandat e krimit të organizuar të Serbisë, të cilët po provokojnë demonstruesit.

Që nga e marta, dhe deri të shtunën, përleshjet midis mbështetësve të qeverisë dhe protestuesve janë shumëfishuar në disa qytete serbe, të transformuara në fusha beteje gjatë natës, me burra të maskuar, origjina e të cilëve është e vështirë të përcaktohet, që vandalizojnë zyrat e partisë progresiste në pushtet. Policia ka rritur numrin e arrestimeve të dhunshme, videot e të cilave janë postuar në mediat sociale, me qëllimin e qartë për të frikësuar opinionin publik, ndërsa qeveria akuzon kundërshtarët se duan të "shkatërrojnë Serbinë" dhe ta zhytin vendin në "luftë civile ". Kjo strategji të kujton ndërhyrjen e titushkëve në Kiev gjatë revolucionit të Maidanit në vitet 2013-2014, kur partia e atëhershme në pushtet përdori grupe huliganësh dhe oficerë policie me rroba civile për të mbjellë dhunë në tubimet paqësore.

Pasiviteti i kryeqyteteve evropiane Duke nxitur vetë kaosin që denoncon, zoti Vuçiç shpreson qartë se kjo dhunë do të diskreditojë studentët serbë, veçanërisht në sytë e Bashkimit Evropian (BE) dhe udhëheqësve të tij. Për të mobilizuar rrymën e fortë pro-ruse që përshkon vendin e tij, ai akuzon rregullisht, pa dhënë prova, "shërbimet e huaja" për "organizimin e një revolucioni me ngjyra". Por presidenti serb, në realitet, gjithmonë është mbështetur, deri më tani, në pasivitetin e Brukselit dhe kryeqyteteve evropiane, që hezitojnë të kritikojë metodat e tij. Presidenti Emmanuel Macron, i cili i shiti 12 avionë luftarakë Rafale Serbisë në vitin 2024, duke përshëndetur "ndryshimin strategjik" në vend, i cili deri më tani është armatosur kryesisht nga Rusia, është treguar i përmbajtur për të artikuluar çdo kritikë. Gjermania, e cila po mbështetet te z. Vuçiç për të hapur një minierë litiumi në Serbi, thelbësore për industrinë e saj automobilistike, por shumë e diskutueshme në nivel lokal, është po aq diskrete. Në Bruksel, Komisioni Evropian nuk ka shfaqur shenja agresiviteti. Protestat në Serbi, digjen sërish zyrat e partisë së Vuçiçit Lëvizja protestuese nuk është gjithashtu pa paqartësi, me shumë slogane nacionaliste dhe pro-ruse midis protestave. Kjo nuk duhet ta pengojë BE-në të përballet me të dukshmen: vazhdimi i negociatave të pranimit me Serbinë nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiç është bërë i pakuptimtë. Kjo vetëm sa përforcon bindjen e opozitarëve serbë, të cilët besojnë se Evropa mbështet autokratin e tyre. Marre nga e perditshmja Le Monde që mban datën 19 gusht

Të këshilluara

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

Publikimi pak ditë më parë i dosjes së SPAK për marrjen të pandehur të çiftit Ajola Xoxa - Erion Veliaj e ka futur opinionin në një qorrsokak, duke provokuar nj...

18:14

Frika e Vuçiçit nga vjeshta

Qëkur para tetë muash studentët kërkuan të vërtetën dhe drejtësinë për korrupsionin i cili ishte instaluar në themelin e tarracës vdekjeprurëse në stacionin hek...

11:43

Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si respekt për procedurën, për liritë perso...

12:25

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Kundërshtimi i një zyrtari që askush nuk ia kishte dëgjuar më parë emrin, deri ditën që u bë lajm kombëtar sepse kishte kundërshtuar kryeministrin, është një in...

14:02

Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit...

13:51

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI