Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Inter humb durimin, tërhiqet nga gara për Lookman: do tia komunikojë Atalantës

Lapsi.al 19 August 2025
Inter humb durimin, tërhiqet nga gara për Lookman: do tia

Emri i Lookman ka qenë në qendër të merkatos muajin e fundit por tratativa shumë e gjatë për transferimin te Inter duket se ka ardhur në fund: zikaltërit kanë ngritur flamurin e bardhë dhe kanë vendosur që nuk do të synojnë më lojtarin, një vendim që do t’ia komunikojnë Atalantës e cila tani e mban fort sulmuesin e saj pas javësh të tëra të tërheqje-shtrëngimesh, fotosh të fshira dhe një arratisjeje në Portugali.

Sipas asaj që raporton Sky gara do të kishte përfunduar këtu, përballë rezistencës së Dea-s që nuk është zbutur as nga vullneti i lojtarit për t’u transferuar në Milano. Zikaltërit nuk do të bëjnë më oferta për nigerianin që tashmë nuk bën më pjesë në planet e merkatos që ka marrë një drejtim krejtësisht tjetër falë kërkesave të reja të Chivu pas përgatitjes verore.

Inter bën një hap pas për Lookman

Saga e verës përfundoi këtu, me një hiçgjë. Inter do t’i njoftojë Atalantës se nuk është më e interesuar për Lookman një javë para nisjes së kampionatit dhe sulmuesi do të kthehet në Bergamo për të luajtur me Dea-n, përveçse në rastin e një oferte të bujshme që do të vinte nga Premier League. Është ky vendimi i marrë nga zikaltërit të cilët në përgjithësi nuk do të kërkojnë më një lojtar krahu në këtë merkato: Chivu dëshiron një tip tjetër lojtari dhe edhe kjo ka kontribuar që të ngrihet flamuri i bardhë për nigerianin.

Lexo më tej: Inter nuk heq dorë nga Koné, largohet Lookman: jo 50 milionëve të Chelsea për Bastoni

Paralajmërimi i këtij vendimi ka qenë transferimi i Zalewski që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse tratativa për Lookman do të ishte ende në këmbë. Sulmuesi pra do të vazhdojë të luajë me Atalantën në sezonin e ardhshëm, por nuk është jashtë merkatos sepse nëse do të vinte një ofertë joshëse nga jashtë (veçanërisht nga Premier League) bergamaskët do të ishin të gatshëm të uleshin në tryezën e negociatave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI