Flash

Trump: Zelensky mund t’i japë fund luftës që tani

Lapsi.al 18 August 2025
Trump: Zelensky mund t’i japë fund luftës që tani

Donald Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky janë ulur së bashku në Zyrën Ovale, ku po flasin para gazetarëve.

Trump tha se mendon se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë një takim trepalësh ku do të ketë një “shans të mirë” për t’i dhënë fund luftës.

“Është e vërtetë që Zelensky mund t’i japë fund luftës tani”, tha ai.

Zelensky nga ana tjetër tha se ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në një “mënyrë diplomatike”.

Ai tha se dëshiron të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin e SHBA-së dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin.

“Cili është mesazhi juaj për popullin ukrainas”, ishte pyetja e gazetarëve, për Donald Trump?

“Ne i duam ata”, tha shkurt Trump ndërsa pozoi për foto me Zelenskyn përpara se të dy të hynin brenda.

Trump e falenderoi Zelenskyn që shkoi sot në SHBA dhe tha se “po bëhet përparim” për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI