Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Lapsi.al 18 August 2025
Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, sipas tabelës së detajuar mbi inflacionin nga INSTAT.

Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025. Sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore.

Në muajin korrik 2025 ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë ishte 5.4%, nga 0.9 për qind që ishte ky ndryshim në shkurt 2025. Ky ritëm rritjeje ka reflektuar presionin që po përballin familjet shqiptare, veçanërisht në zonat urbane, ku kërkesa për banesa me qira mbetet e lartë për shkak të urbanizimit dhe fluksit të lartë të turistëve, sidomos në Tiranë ku ka edhe lëvizje migratore te brendshme.

Një faktor kryesor që ka ndikuar në shtrenjtimin e qirave afatgjata lidhet me zhvillimet turistike, ku shumë ndërtesa janë dhënë me qira afatshkurtra, duke i hequr ato nga tregu i qirave afatgjata, që kanë si klientë kryesisht familjet vendase.

Nëse jep shtëpinë me qira mujore, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, një apartament 1+1, më i liri është në zonën e Freskut, që varion nga 330-400 euro, më i shtrenjti te zona e ish-Bllokut dhe e Stadiumit Air Albania, deri në 800 euro/muaj. Për apartamente 2+1, qiraja fillon nga 550 euro 2+1 dhe arrin në 1300 euro në zonën e Stadiumit Air Albania dhe ish-Blloku.

Një tjetër kategori që ka njohur rritje të ndjeshme çmimesh mbi mesataren e përgjithshme janë pijet joalkoolike dhe shërbimet e kafeneve. Në korrik 2025 çmimet mesatare të kafesë u rritën me 6% në krahasim me korrikun 2024.

Çmimet e kafesë, çajit dhe ujit të ofruara në ambiente publike janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, sidomos pas vitit 2022, duke reflektuar kostot në rritje për pagat e stafit dhe çmimet e importit të kafesë.

Kjo duket se nuk ka ndikuar shumë në kërkesën për konsum, pasi kafeneja mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Megjithatë, për konsumatorët me të ardhura të kufizuara, frekuentimi i përditshëm i kafeneve është kthyer gjithnjë e më shumë në një luks të vështirë për t’u përballuar.

Ndërkohë që qiratë dhe pijet në kafene mbeten ndër sektorët me rritje më të lartë, edhe disa kategori të tjera kanë shënuar luhatje. Gjithashtu mbulesat e dyshemesë ndonëse janë një produkt që nuk kanë shumë peshë në shpenzimet e buxheteve të familjeve janë në rritje të vazhdueshme.

Në korrik 2024 çmimet e këtij grupi u rriten mesatarisht 6.7%. Një vit më parë në korrik ky ndryshim ishte 2.9%. Edhe pse normat e përgjithshme të inflacionit kanë filluar të bien krahasuar me kulmin në vitin 2022, çmimet nuk po kthehen në nivelet e mëparshme, duke u shndërruar në barrë të përhershme mbi konsumatorët./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime. Gradualisht pritet shtim të...

07:12

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI