Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Plagosi me thikë të riun në Korçë, arrest me burg për autorin

Lapsi.al 18 August 2025
Plagosi me thikë të riun në Korçë, arrest me burg

Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në fshatin Dvoran të Korçës dolën këtë të hënë përpara Gjykatës së Rrethit.

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Aleks Qiqi, i cili plagosi një 27-vjeçar në fshatin Dvoran të Korçës.

Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë për Qiqin, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues. Seanca për caktimin e masës është zhvilluar në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, për shkak se autori ndodhet ende nën kujdes mjekësor pas ngjarjes.

Ekspertiza mjeko ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur.

Konkretisht, me “detyrim paraqitje” u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa Thanas Paskali do të hetohet në gjendje të lirë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e plagosjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI