Flash

Igli Tare mes Hojlund e Vlahovic: “Një sulmues duhet të mbërrijë te Milan”

Lapsi.al 18 August 2025
Igli Tare mes Hojlund e Vlahovic: “Një sulmues duhet të
“Hojlund është një opsion i mirë për ne”. Në një intervistë për Sportmediaset në debutimin në Kupën e Italisë kundër Barit në San Siro, drejtori sportiv i Milan Igli Tare foli për sulmuesin e Manchester United, objektiv i kuqezinjve për repartin ofensiv. “Po e vlerësojmë këto ditë, por merkatoja është e paparashikueshme – shtoi drejtuesi kuqezi – E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë pozicion dhe e dimë gjithashtu që duhet të jenë lojtarë që mund t’i japin diçka më shumë këtij grupi”. Më pas Tare pranon interesin e Milan për sulmuesin e Juventus Dusan Vlahovic: “Edhe ky është një opsion, një sulmues duhet të vijë”. Një tjetër pistë gjithmonë e gjallë është ajo që të çon te Nicolas Jackson i Chelsea. Trajneri i Blues, Enzo Maresca, ka thënë hapur që lojtari mund të largohet. Kontaktet me menaxherin e senegalezit kanë qenë tashmë.

Lexo më tej: Milan, gol dhe dëmtim për Leao: gjendja e tij dhe koha e rikuperimit

Mesfusha ka qenë reparti që i nënshtruar “restyling” më të rëndë. “Prioriteti i projektit tonë ishte të ndërhynim në mesfushë sepse Milan duhet të dominojë ndeshjet dhe t’i fitojë ato – vazhdoi Tare në Coppa Italia Live në Canale 5 – Me ardhjen e Jasharit, Modric dhe Ricci niveli është ngritur”. Për ish-lojtarin e Real dhe takimin e tyre, Tare zbuloi: “Modric që fëmijë bënte tifo për Milan, u ritakuan dy fëmijë që bënin tifo për Milan. E kuptova menjëherë mendimin e tij. Ardhja e tij është një vlerë e shtuar për këtë skuadër”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI