Megjithëse shumë ndjekës e përgëzuan për gjestin, një koment që u bë viral shkruante: “Okej vajza, mos ta normalizojmë këtë, dakord?” Komenti mori afro 80 mijë pëlqime, duke nxitur një debat të gjerë. Të nesërmen, Thorne reagoi përmes Instagram Story, duke shkruar me ironi: “Komentet janë të pabesueshme! Gjysma thonë ‘mos e normalizoni’, gjysma ‘po vajzë, fuqizim” Mark Emms, producent filmash dhe serialesh, i propozoi Bellës në maj 2023. Çifti u njoh në festën e ditëlindjes së Cara Delevingne në Ibiza në 2022, dhe sipas Bellës ishte “dashuri me shikim të parë”. Aktorja ka zbuluar për Vogue se dëshiron një dasmë në fshatrat e Anglisë, vendlindja e partnerit, dhe ka në plan të veshë katër fustane në ceremoninë e saj.View this post on Instagram