Flash

De Zerbi përjashton nga skuadra Rabiot dhe Rowe pas sherrit: çfarë do të ndodhë tani

Lapsi.al 18 August 2025
De Zerbi përjashton nga skuadra Rabiot dhe Rowe pas sherrit:

Kampionati i Marseille ka nisur shumë keq dhe problemet tashmë po trokasin në derën e teknikut Roberto De Zerbi, i thirrur të marrë vendime të rëndësishme. Skuadra e tij humbi në debutimin në kampionat kundër Rennes duke pësuar gol në minutën e 91’, pas më shumë se gjysmë loje të kaluar me epërsi numerike, dhe pas përfundimit në dhomat e zhveshjes Rabiot dhe Rowe gati u përleshën për disa fjalë të shqiptuara nga mesfushori francez ndaj shokëve të tij.

Vetëm ndërhyrja e trajnerit dhe e marokenit Benatia shmangu që situata të përshkallëzohej, por nervat janë shumë të tendosur dhe qartazi klubi ka sanksionuar lojtarët e përfshirë në këtë episod të pakëndshëm. Sipas RMC, si Rabiot ashtu edhe Rowe janë përkohësisht të pezulluar nga skuadra e parë, ende nuk dihet për sa kohë.

Rabiot dhe Rowe përjashtohen nga skuadra e parë

Futbollistët nuk janë nxjerrë në merkato dhe nuk do të përjashtohen për pjesën e mbetur të sezonit, por nuk do të jenë të përfshirë për një periudhë në aktivitetet e skuadrës së parë. Për pasojë nuk do të mund të luajnë në ndeshjet e ardhshme të kampionatit dhe ndoshta ndëshkimi do të zgjasë për disa muaj. Marseille ka vendosur të përdorë dorë të fortë për të frenuar situatën: mes të dyve kanë fluturuar fjalë të rënda dhe kërcënime në dhomat e zhveshjes, duke shkuar pothuajse deri te përplasja fizike, e shmangur vetëm falë ndërhyrjes së De Zerbi dhe shokëve të tjerë të skuadrës.

Kampionati ka nisur në mënyrën më të keqe për trajnerin italian që tani do të duhet të manovrojë edhe në këtë skenar të ri. Megjithatë ekziston një mundësi për të bërë pas dhe për të rregulluar gjithçka: klubi mund t’u ofrojë Rabiot dhe Rowe mundësinë për të bërë amends përmes një donacioni të konsiderueshëm ndaj Fondacionit Marseille, i cili merret me nisma sociale dhe komunitare që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në territor, në dobi të qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI