Flash

Berisha: Altin Dumani mbron Irena Gjokën, janë bashkëpunëtorë në krim

Lapsi.al 18 August 2025
Berisha: Altin Dumani mbron Irena Gjokën, janë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij pas daljes nga ambientet e SPAK ka folur në lidhje me institucionet e drejtësisë. Berisha shprehet se KLGJ dhe kreu i SPAK, Altin Dumani mbrojnë Irena Gjokën të cilën e cilëson si Irena me tre mbiemra.

Ai thekson se Gjoka akuzohet për tre vepra penale. Berisha shton se KLGJ në vend se të marrë vendimin menjëherë për ta dënuar, nuk merr asnjë vendim. Sipas tij Gjoka nuk është gjykatëse dhe se asnjë vendim i saj nuk ka vlerë. Kryedemokrati shtoi se e gjithë kjo mbrojtje ndaj Gjokës vjen pasi ata janë bashkëpunëtorë në krim.

"Ndërkohë KLGJ e Llagamit mbron Irena Gjokën me tre vepra penale, e cila e ka vendin, ku është një shkelëse ordinere ligji, e cila është e dënueshme për mashtrimin që ka bërë në formularin e deklarimit të pasurive, ka mashtruar në veting për pasuritë e saj. A mund të imagjinoni ju si e justifikuar Irena me 5 mbiemra pasurinë?

Në përputhje me nenin 830 të kodit civil, mora këtë hua nga ish-bashkëshortja e burrit tim. Mirëpo neni 830 është nen i vitit 2015. Huaja është marrë në vitin 1996. Pra, para këtij mashtrimi trashanik, KLGJ në vend se të marrë vendimin menjëherë, nuk merr asnjë vendim, dhe e dënuar me burg, de facto ajo nuk është gjykatëse. De facto ajo është gjykatëse ekstraligjore. De facto dhe de jure asnjë vendim i saj nuk ka vlerë.

Ajo vazhdon dhe ka hapur çështje penale. Ky Troplini që u dekorua sot nga Elvis Doçi ka hapur çështje penale pa emër për ta mbrojtur atë. Po çfarë mungon aty kur dokumentet qartësojnë se ajo i është referuar nenit 830 të kodit civil të vitit 2015 për një kontratë të vitit 1996? Për të gjithë botën, përveç Altin Troplinit, ky është mashtrim.

Çfarë ka kur gjykata e Janinës, me vule apostile pohon se është e dënuar më 3 muaj burg, me emër dhe mbiemër Irena me 3 mbiemra dhe Altin Troplini thotë më duhen dokumente. Vula apostile për çdo njeri, përveçse për Altin Troplinin, është një dokument ligjor, zyrtar. Por do ta mbrojë me çdo kusht afërmendshi. Do ta mbrojë se janë bashkëpunëtorë në krim. Ky është një akt i turpshëm, kjo është fytyra e vërtetë e këtij sistemi," tha ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot, 18 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.4 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet m...

09:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI