Martin Dubravka becomes the first goalkeeper penalised for holding onto the ball for more than eight seconds! ⏱️ pic.twitter.com/EW6BfVzgt3
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 16, 2025
Taktika e Arsenal për ta kthyer rregullin e 8” në avantazh
Manchester United-Arsenal ishte ndeshja kryesore e javës së parë të Premier League: në Old Trafford u imponuan njerëzit e teknikut Arteta, falë golit vendimtar të shënuar nga Riccardo Calafiori, titullar fiks në të majtë të mbrojtjes me 4 të londinezëve. Gjatë ndeshjes u panë disa skena që e bënë të qartë se Gyokeres dhe shokët e tij ishin instruktuar nga trajneri i tyre lidhur me një strategji për ta kthyer në avantazh të tyre rregullin e ri. Gunners provuan ta ‘detyronin’ portierin e Red Devils në parregullsi, me pasojë një goditje nga këndi në favor të tyre.Lexo më tej: Calafiori dënon United mes polemikave: Arsenal e nis me fitore, Amorim me ankesa
Situata u bë e qartë kur topi ishte në duart e portierit të United Altay Bayindir, i promovuar titullar nga Amorim në vend të Onana, zyrtarisht i dëmtuar (që ende konsiderohet si i mundshëm për t’u larguar). Sapo topi përfundonte në duart e portierit 27-vjeçar të kombëtares turke, lojtarët e Arsenal vraponin për t’i bërë presion duke i errësuar linjat e pasimit me duar: shpresa e tyre ishte ta detyronin Bayindir të mbante sferën më shumë se 8 sekondat e nevojshme për t’iu dhënë atyre një këndore. Për më tepër, të kesh një goditje nga këndi në favor nuk është diçka e parëndësishme për Gunners, që në dy sezonet e fundit kanë shënuar gjithsej 31 gola nga aksionet e këndeve (edhe goli i Calafiori kundër United erdhi kështu), plot 11 më shumë se e dyta në këtë renditje të veçantë, Liverpool.Plani megjithatë u hodh poshtë nga arbitri Simon Hooper, i cili e kuptoi gjithçka dhe nuk deshi të mbështeste këtë taktikë që në mënyrë të qartë shkonte kundër shpirtit të lojës. Arbitri në fakt u sigurua që lojtarët e Arsenal të largoheshin nga Bayindir para se të niste numërimin mbrapsht me gishtat. Pra, asnjë fishkëllimë dhe asnjë goditje nga këndi.Cuplikan Gol Riccardo Calafiori ? Manchester Unitedpic.twitter.com/195FBAHDDR
— ALL ABOUT ARSENAL FC (@All_AboutARS) August 17, 2025