Flash

Aksident në Ksamil, përfundojnë në spital tre shtetas të huaj

Lapsi.al 18 August 2025
Aksident në Ksamil, përfundojnë në spital tre shtetas

Një aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, rreth orës 01.10, në hyrje të Ksamilit, në afërsi të një karburanti. Shtetasi turk, Deyvi Varon, duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin duke dalë në trotuar.

Si pasojë ka marrë dëmtime këmbësori, shtetasi Italian, Salvatore Caruso, drejtuesi i motorit Deuvi Varon dhe pasagjeri i motorit shtetasi Mert Faro, i cili dyshohet se ka thyer këmbën.

Të plagosurit u transportuan për mjekim në Spitalin e Sarandës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së testit të parë të alkoolit rezultoi me 1.48 mg/l, ndërsa testi i dytë 1.30 mg/l. Policia e Sarandës po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot, 18 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.4 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet m...

09:37

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të ç...

07:35

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI