Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal me shqiptarë

Lapsi.al 17 August 2025
Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal

Një operacion i madh antidrogë në Teruel, Spanjë, ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptare. Gjatë aksionit, të paktën nëntë serra me plantacione kanabisi u zbuluan nga dronët e Rojës Civile në zonën malore të quajtur “Përroi i Bufit”.

Policia sekuestroi 7,700 bimë marihuane dhe arrestoi katër persona në flagrancë. Operacioni mori emrin “Përroi i Bufit”, sipas vendndodhjes ku ishte kultivuar droga, në komunën Arcos de las Salinas. Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë agjentët e armatosur duke i drejtuar armët të dyshuarve, duke i vendosur duart pas koke dhe duke i shtyrë për tokë deri në prangosje, ndërsa në aksion morën pjesë edhe qentë antidrogë.

Gjykatësi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Hetimit Numër Tre të Teruelit ka urdhëruar paraburgim për katër të arrestuarit, të dyshuar për kultivim, prodhim dhe trafikim të paligjshëm të drogës, duke dyshuar gjithashtu për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI