Flash

Zelenskyy do të takohet me Trump të hënën në Uashington

Lapsi.al 16 August 2025
Zelenskyy do të takohet me Trump të hënën në Uashington

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy thotë se ka ndërmend të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump për bisedime në Uashington të hënën. Në një përditësim në Telegram Zelenskyy thotë se është mirënjohës për ftesën.

Takimi në SHBA mes dy udhëheqësve vjen pas Samitit mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, pa një marrëveshje për paqen në Ukrainë. Gjatë udhëtimit nga Alaska në Amerikë, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Zelenskyy dhe më pas telefonatës iu bashkuan edhe udhëheqësit e NATO.

Më pas lajmi u konfirmua nga zyra presidenciale e Ukrainës, ku u deklarua se: “Ishte një telefonatë e gjatë — fillimisht midis presidentëve Zelensky dhe Trump, pas së cilës iu bashkuan edhe udhëheqësit evropianë.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI