Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Trump: Mënyra më e mirë është marrëveshja e paqes, jo e armëpushimit

Lapsi.al 16 August 2025
Trump: Mënyra më e mirë është marrëveshja e paqes,

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Social Truth” pas takimit që zhvilloi me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë. Në reagimin e tij Trump thotë se zhvilloi biseda telefonike me liderët evropianë, të BE e NATO, si dhe me vetë Zelenskyyn.

Trump dhe Zelenskyy konfirmuan gjithashtu se do të takohen të hënën në Uashington. Presidenti amerikan thotë se me Rusinë do të ishte më mirë të arrihet në marrëveshje paqeje dhe jo një marrëveshje armëpushimi.  Sipas tij, pas takimit të hënën me Zelenskyyn do të shihet mundësia për të organizuar një takim me Putinin të Presidentit ukrainas.

“Një ditë e mrekullueshme dhe shumë e suksesshme në Alaska! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, si dhe një telefonatë vonë natën me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës dhe udhëheqës të ndryshëm evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm shumë të respektuar të NATO-s. Të gjithë u përcaktuan se mënyra më e mirë për t'i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje, e cila do t'i jepte fund luftës, dhe jo thjesht një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh herë nuk qëndron.

Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, jetët e miliona njerëzve do të shpëtohen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, ka shkruar  Trump.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI