Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Takimi Trump-Putin, Berisha: Një kthesë e mundshme për një marrëveshje përfundimtare

Lapsi.al 16 August 2025
Takimi Trump-Putin, Berisha: Një kthesë e mundshme për një

Sali Berisha, ka reaguar lidhur me Samitin e zhvilluar dje në Alaskë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, një takim që synon të japë zgjidhje përfundimtare për luftën Rusi–Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha e cilëson Samitin si një “takim historik”, ndërsa nënvizon se, ndonëse nuk u arrit një marrëveshje, bisedimet tre-orëshe kanë shënuar një progres të ndjeshëm.

“Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’, deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin,” shkruan Berisha.

Sipas tij, ky progres përbën një sinjal pozitiv që mund të çojë drejt një armëpushimi dhe një marrëveshjeje përfundimtare midis palëve ndërluftuese.

“Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare,” vijon ai.

Berisha thekson rëndësinë e këtij takimi në një periudhë ku bota përballet me pasojat e një konflikti të gjatë dhe me ndikim të madh global.

Postimi i plote

Alaska një samit historik.

Miq, samiti i djeshëm në Alaska midis Presidentit të SHBA Donald Trump, njeriut më të fuqishëm të planetit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin ishte historik për këtë kohë lufte. Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’ deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin (foto nga Reuters). Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve.

Të këshilluara

Pogradec, vatër zjarri në Lin

Një vatër ka përfshirë ditën e sotme fshatin Lin në Pogradec. Konkretisht zjarri ka renë në afërsi te varrezave të fshatit, ndërsa flakët po përhapen. Gji...

15:33

Situata nga zjarret/ 10 vatra ende aktive

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë shqetësuese, me 13 vatra të evidentuara deri më tani. Nga këto, 10 zjarre janë ende aktive ndërsa 3 të tjera janë në fa...

15:18

SHBA i shet autoblinda FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të ditur autoritetet. Kryeministri në detyrë i K...

08:27

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI