Flash

Shpëtoi delen nga zjarri në Greqi, kush është shqiptari nga Tepelena

Lapsi.al 16 August 2025
Shpëtoi delen nga zjarri në Greqi, kush është shqiptari nga

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej saj.Një 33-vjeçar shqiptar, Olsien Muçobega, u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët.

Por kjo nuk ishte e vetmja kafshë që ai shpëtoi atë ditë, shkruan media greke Protothema.gr.

Bashkë me miqtë e tij, ai nxori nga zona e rrezikut qentë e lidhur, kafshë të frikësuara, të braktisura nga pronarët që kishin ikur me shpresën për të shpëtuar veten.

“E di sa kafshë shpëtuam atë ditë? Dhe shumë qenë të lidhur… Të ikësh dhe t’i lësh kafshët të lidhura, kjo nuk është harresë. Është krim”-është shprehur ai për mediat greke.

Olsieni ka ardhur nga Tepelena në Greqi në moshën trevjeçare. I rritur në një familje të thjeshtë, punoi që në moshë të re për të ndihmuar familjen.

Megjithatë, edhe pas kaq vitesh jetese në Greqi, ai përballet ende me burokraci që i pengon marrjen e shtetësisë.

“Duhej ta kisha marrë pasaportën greke me kohë…” – thotë ai me trishtim.

Në ditën e zjarrit, Olsieni ishte në vendngjarje me shokët, për të ndihmuar zjarrfikësit dhe banorët që po përballeshin me katastrofën.

Dashuria për kafshët dhe ndjeshmëria ndaj dhimbjes ishin ajo që e shtynë të veprojë.

“Jam i çmendur pas kafshëve”, thotë ai me buzëqeshje.

Ai nuk e sheh veten si hero. Por për ata që panë veprimin e tij, është më shumë se kaq – është dëshmia që edhe në ditët më të errëta, njerëzimi mund të ndriçojë.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime kthjellimesh e...

09:26

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI