Flash

Shau keq Semenyo gjatë rivënies, arrestohet tifozi: nis zhurmshëm Premier League

Lapsi.al 16 August 2025
Shau keq Semenyo gjatë rivënies, arrestohet tifozi: nis zhurmshëm
Ndeshja e parë e Premier League të re u shënua nga një episod shumë i shëmtuar racizmi: në mesin e pjesës së parë të ndeshjes mes Liverpool dhe Bournemouth arbitri u detyrua të ndërpriste takimin për shkak të fyerjeve të drejtuara nga një tifoz ndaj Semenyo. Lojtari po afrohej tek sektori për të ekzekutuar një rimënie me duar kur vëmendja e tij u tërhoq nga një burrë që e sulmoi verbalisht me fraza raciste. Rasti bëri bujë dhe ndeshja u pezullua për disa minuta në mënyrë që të zbatohej protokolli i parashikuar për këto raste, me njoftimet e folësit dhe denoncimin për sa ndodhi. Protagonisti i kësaj ngjarjeje të trishtë është një tifoz i Reds, 47-vjeçar në karrige me rrota, i cili po ndiqte ndeshjen nga një pozicion pothuajse buzë fushës: ai u identifikua menjëherë nga autoritetet, të cilat pas rreth gjysmë ore e nxorën nga vendi dhe e arrestuan.

Rasti i racizmit gjatë Liverpool–Bournemouth

Skena u filmua e gjitha nga disa tifozë që e vunë re menjëherë problemin: një burrë 47-vjeçar i drejtoi fyerje raciste Semenyo, duke e lënë të tronditur lojtarin që po përgatitej për një rimënie anësore. Arbitri Anthony Taylor zbatoi menjëherë protokollin: ndeshja u pezullua për disa minuta dhe ai njoftoi të dy trajnerët për atë që po ndodhte. Episodi i racizmit u denoncua edhe në rrjetet sociale nga të dyja skuadrat dhe policia e Merseyside raporton se tifozi i akuzuar u arrestua sot dhe do të merret në pyetje. Burri, në karrige me rrota, ishte larguar tashmë në pjesën e dytë nga agjentët e sigurisë të pranishëm në stadium. Është episodi i radhës i turpshëm që ndodh në një fushë futbolli dhe për shkak të rasteve të tjera të ngjashme Premier League ka vendosur të veprojë ashpër kundër atyre që bëhen protagonistë të krimeve të urrejtjes, qoftë në stadium apo online. Në raste të ngjashme, tifozëve u është ndaluar hyrja në stadium dhe me shumë gjasë e njëjta gjë do të ndodhë edhe me 47-vjeçarin që fyeu Semenyo.

Tottenham dërrmon Burnley, Sunderland tris ndaj West Ham

Premier League ka nisur javën e parë, ende të pakompletuar, me katër sfida të së shtunës, që pasuan hapjen e së premtes në mbrëmjes mes Liverpool e Bournemouth. Dy barazime e dy fitore 3-0 që premiuan Tottenham e Sunderland mbi të gjithë. Pa Brojën të grumbulluar për ndeshjen, Burnley del me një 3-0 nga shtëpia e Tottenham. Dy gola të Richarlison me dy assist të Kudus drejtuan ndeshjen, që u vulos nga goli i Johnson në minutën e 66’. I njëjti rezultat edhe për Sunderland, që mposhti në debutim West Ham. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me golat e Mayenda (61’), Ballard (73’) dhe Isidor në minutën e dytë shtesë. Në barazimin 1-1 mes Brighton dhe Fulham, shënuan dy lojtarë që janë në qendër të merkatos. Për të kaluar Brighton në avantazh me penallti ishte mesfushori O’Riley, ndërsa Fulham barazoi në fund me Rodrigo Muniz. Pa gola u mbyll sfida mes Aston Villa dhe Newcastle, që ndanë gjithashtu pikët.

Premier League England

Aston Villa 0-0 Newcastle United Brighton 1-1 Fulham Sunderland 3-0 West Ham United Tottenham Hotspur 3-0 Burnley

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI