Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

New York Times zbulon bisedën e Trump me BE-në: Ukraina do t’i japë territore Rusisë

Lapsi.al 16 August 2025
New York Times zbulon bisedën e Trump me BE-në: Ukraina do t’i

Prestigjozja amerikane ”New York Times” ka zbardhur pjesë nga biseda që presidenti amerika Donald Trump ka patur me aleatët evropianë pas samitit të tij me homologun rus Vladimir Putin. Në këto biseda Trump duket se mbështet planin e Putinit për një marrëveshje paqeje të bazuar në dorëzimin e territoreve që kontrollon Ukraina te Rusia. Ndërkohë të hënën presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të vizitojë Trump-in në Shtëpinë e Bardhë.

Liderët europianë mbështesin Ukrainën

Shumë vende të Evropës të shtunën u rreshtuan në mbështetje të Ukrainës pasi Presidenti Trump braktisi kërkesën e tyre të përbashkët për një armëpushim. Ata u treguan të kujdesshëm për të mos e kundërshtuar hapur Trump-in, ndërsa ai u përafrua me vizionin e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit të Trump-it me Presidentin Vladimir V. Putin të Rusisë në Alaska, udhëheqësit evropianë mirëpritën përpjekjet e Trump-it për të ndalur luftën dhe shpalljen e tij se Amerika do të ofrojë garanci të ardhshme sigurie pas një marrëveshjeje paqeje. Megjithatë ata vijojnë të mbështesin qëndrimin që Presidenti Trump shprehu të shtunën në mëngjes para takimit se bisedimet për paqe ishin tani më të preferueshme sesa një armëpushim i menjëhershëm që do të hapte rrugën për negociata.

“Për sa kohë që vrasjet në Ukrainë vazhdojnë, ne jemi gati të vijojmë presionin ndaj Rusisë,” shkruan deklarata e udhëheqësve evropianë. “Ne do të vazhdojmë të forcojmë sanksionet ekonomike për t’i ushtruar presion ekonomisë së luftës së Rusisë deri sa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.”

Deklarata u nënshkrua nga udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Finlandës, Italisë, Polonisë, Bashkimit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Vetëm disa ditë para samitit, Trump kishte siguruar Ukrainën dhe aleatët kryesorë evropianë se do të kërkonte një armëpushim përpara se të angazhohej në bisedime serioze për një marrëveshje më të përhershme paqeje. Në një kthesë të plotë, Trump shkroi të shtunën në rrjete sociale se, pas bisedës me Putinin, ai besonte që një marrëveshje paqeje do të ishte më e preferueshme se një armëpushim. Ai tha se kishte folur në telefon me udhëheqësit evropianë dhe pretendoi se ata ndanin të njëjtin mendim.

Keir Starmer, kryeministri britanik, tha në një deklaratë se mirëpriti “hapjen e Shteteve të Bashkuara, përkrah Evropës, për të ofruar garanci të forta sigurie për Ukrainën si pjesë e çdo marrëveshjeje.” Pastaj, ashtu si në deklaratën e përbashkët, ai shtoi se ishte i vendosur të vazhdonte rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë deri në përfundimin e luftës.

Në të njëjtën linjë, presidenti i Francës Emmanuel Macron vlerësoi gatishmërinë e Amerikës për të kontribuar. Por ai theksoi se ishte thelbësore të “mbajmë presionin mbi Rusinë për sa kohë që vazhdon lufta e saj e agresionit” dhe të kujtojmë “prirjen e njohur të Rusisë për të mos respektuar angazhimet e saj.” Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë, e cila ka një marrëdhënie të mirë me Trump-in, tha se kishte një “rreze shprese” për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zelensky, i cili do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të hënën, po ashtu shmangu kundërshtimin e thirrjes së presidentit amerikan për një marrëveshje përfundimtare paqeje. Por ai theksoi se “vrasjet duhet të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur.” Në një deklaratë të postuar disa orë më pas takimit, Zelensky paralajmëroi se Kremlini nuk mund të besohet dhe se Rusia mund të përpiqet të nisë një valë të re sulmesh.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, mbështeti qëndrimin e Zelensky-t. Në rrjete sociale, ajo argumentoi se Putini po përpiqej të zvarriste negociatat pa marrë ndonjë angazhim për të ndalur genocidin.

Pas këtyre zhvillimeve dhe reagimeve ndërkombëtare, në kthimin e tij në Moskë, Putin mblodhi zyrtarët më të lartë rusë në Kremlin për t’i informuar mbi takimin në Alaskë. Ai tha se biseda e tij me Presidentin Trump kishte qenë “shumë e hapur dhe informative”, duke shtuar se e kishte afruar Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara “më pranë vendimeve të nevojshme” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI