Flash

New York Times: Trump braktisi idenë e armëpushimit, bashkohet me Putinin

Lapsi.al 16 August 2025
New York Times: Trump braktisi idenë e armëpushimit, bashkohet me

Donald Trumpi "tërheq thirrjen e tij për armëpushim në luftën në Ukrainë, duke u bashkuar me Putinin": takimi në Anchorage përfundoi pa një marrëveshje dhe pa pasojat që presidenti amerikan kishte kërcënuar kundër Rusisë. New York Times e raporton këtë, duke vënë në dukje se një zhvillim kyç i samitit në Anchorage është qëllimi i Trumpit për një marrëveshje paqeje pa një armëpushim në Ukrainë.

Një marrëveshje paqeje, vëren gazeta, i sjell dobi Rusisë sepse i lejon asaj të vazhdojë luftën ndërsa zhvillohen bisedime për një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Një armëpushim, nga ana tjetër, do t'i sillte dobi Ukrainës sepse do të ofronte një pushim nga sulmet ruse.

"Dështimi i Trumpit për të arritur një marrëveshje për Ukrainën e ka bërë edhe më të habitshme pritjen e tij të ngrohtë ndaj Putinit", vëren gazeta, duke vënë në dukje se udhëheqësi i Kremlinit i arriti qëllimet e tij: të mirëpritej nga Trumpi, të blinte kohë dhe të shmangte sanksionet. Takimi me Putinin - thekson New York Times - kujton atë me Kim Jong-Un "të karakterizuar nga përqafime, shtrëngime duarsh dhe letra admirimi" ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut vazhdoi të rriste arsenalin e tij bërthamor.

Të këshilluara

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Tr...

14:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI