Flash

Leoni, mbrojtësi i rekordeve prezantohet te Liverpool: “E pamundur të thoja jo”

Lapsi.al 16 August 2025
Leoni, mbrojtësi i rekordeve prezantohet te Liverpool: “E pamundur
Tani është gjithashtu zyrtare: Giovanni Leoni është lojtar i ri i Liverpool. Këtë e ka njoftuar vetë klubi kampion në fuqi i Premier League, duke specifikuar se kalimi nga Parma do të bëhet përfundimtar vetëm pasi të merret leja e nevojshme e punës, meqë Anglia është një vend jashtë Bashkimit Europian. Leoni vjen në mënyrë përfundimtare për një shumë rreth 35 milionë euro gjithsej, plus një përqindje mbi rishitjen e ardhshme. Për të një kontratë gjashtëvjeçare dhe rekordi si italiani nën 19 vjeç më i paguar në histori. “Jam vërtet i lumtur që bëj pjesë në këtë klub. Meqë është një nga më të mirët në botë, nuk është e mundur të thuash jo. Është një ndjesi vërtet fantastike dhe jam i nderuar. Emocioni është i jashtëzakonshëm. Isha shumë i lumtur për interesimin e Liverpool-it. Kur e mësova, mendova: wow, është e çmendur. Dua të përmirësohem shumë, së bashku me shokët e mi të rinj, gjatë stërvitjeve dhe më pas edhe në fushë, qoftë në kampionat, qoftë në Champions League”, – fjalët e para të mbrojtësit italianm, që ishte prezent në Anfield për të ndjekur nga tribuna debutimin sezonal të Reds kundër Bournemouth.

KOMUNIKATA E PARMËS

“Që nga debutimi në Serie A më 9 nëntor 2024 kundër Venezias e deri te ndeshja e fundit në kampionat kundër Napolit, më 18 maj të kaluar: një histori e konsumuar në 17 ndeshje, një gol kundër Cagliarit, paraqitje të shkëlqyera, performanca si lider përballë kundërshtarëve shumë të mëdhenj. Një histori prej 17 ndeshjesh që do të mbetet përgjithmonë në zemrat verdheblu, një histori që do të të çojë larg për të vazhduar të shkruash faqe të pashlyeshme të futbollit italian – lexohet në një njoftim të klubit emilian – Good luck, Giovanni! Përgjithmonë, krenari verdheblu!”.

LEONI, PËRSHËNDETJA PËR PARMËN

“Një vit që nuk do ta harroj kurrë. Të vishja këtë fanellë ka qenë një privilegj dhe një krenari! Faleminderit shoqërisë, shokëve të mi, të gjitha personave që çdo ditë punojnë për Parmën dhe tifozëve verdheblu. Më keni bërë të ndihem pjesë e një familjeje dhe më keni ndihmuar të rritem. Do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time…”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI