Flash

Kolo Muani rikthehet te Juve: Comolli siguron zbritjen, ja shifrat e akordit me PSG

Lapsi.al 16 August 2025
Kolo Muani rikthehet te Juve: Comolli siguron zbritjen, ja shifrat e akordit me
Tani është gjithçka e kryer për rikthimin e Kolo Muani te Juventusi. Bardhezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me PSG-në për sulmuesin francez, i cili pritet të zbarkojë në Torino tashmë në ditët e ardhshme dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të kampionatit (të dielën më 24 gusht kundër Parmës në orën 20:45). Parashikohet një huazim me pagesë prej 10 milionë eurosh, me blerje të detyrueshme të fiksuar në 45 milionë euro. Për lojtarin ndërkaq, kontratë deri në vitin 2030. Marrëveshja, e cila vazhdonte prej disa javësh, e kënaq lojtarin që gjithmonë kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Juventus. Një operacion i shkëputur nga çështja Vlahovic, gjithmonë drejt largimit, por largimi (apo qëndrimi) i të cilit nuk ka ndikuar mbi rikthimin e Kolo Muani. Juventus dhe PSG janë takuar në gjysmë të rrugës, meqë parisienët këmbëngulnin për një shumë rreth 65 milionë eurosh, por Comolli ia doli të rrëmbente një zbritje të vogël me formulën 10 menjëherë + 45 në fund të sezonit të ardhshëm.

Lexo më tej: Lëvizja e Juventus për të rimarrë Kolo Muani: Tudor e do para një date të caktuar

Kolo Muani kishte ardhur te Juventusi në janar me huazim me pagesë: në kampionat, sulmuesi francez 26-vjeçar shënoi 8 gola në 16 paraqitje, duke bindur teknikun Tudor që ka shtyrë për rikthimin e tij. Tani Juventus është i thirrur në çështje të punojë për daljet: përveç të zakonshmit Vlahovic, mund të largohen Nico Gonzalez (drejt Atletico Madrid) dhe Douglas Luiz (Nottingham Forrest).

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI