Flash

Erdogan: Bisedimet Trump-Putin, përpjekje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Lapsi.al 16 August 2025
Erdogan: Bisedimet Trump-Putin, përpjekje për t'i dhënë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar nw lidhje me samitin midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë. Erdogan në një postim në "X " shkruan se bisedimet dhanë një shtysë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu deklaroi se Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në konsolidimin e paqes.

“Bisedimet e zhvilluara në Alaskë midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara, z. Trump, dhe Presidentit të Federatës Ruse, z. Putin, i dhanë një shtysë të re përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne e mirëpresim Samitin e Alaskës me kënaqësi dhe shpresojmë që ky proces i ri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, Zelensky, do të hedhë themelet për një paqe të qëndrueshme. Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në konsolidimin e paqes," shkruan presidenti turk.

Të këshilluara

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Tr...

14:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI