Flash

Dinamo prezanton Berishën, shet Zabërgjan e nëse mund Jagellonian, arkëton 7 mln euro

Lapsi.al 16 August 2025
Dinamo prezanton Berishën, shet Zabërgjan e nëse mund
Një sezon si ky për Dinamon do të mbahet mend, për historinë sportive e atë financiare gjithashtu. Nëndetsja eliminoi Hajdukn e Splitit dhe për herë të parë në histori do të luajë në playoff të Conference League. Pas 15 vitesh mungesë Dinamo rikthehet në mënyrë spektakolare në Europë, me arritje impresionuese dhe arkëtime rekord, pjesa më e madhe nga kompeticioni UEFA dhe aspak për tu nënvleftësuar nga merkato. Me golin e parë në fitoren 3-1 kundër kroatëve, Baton Zabërgja i dha lamtumirën kryeqytetasve, si golashënuesi më i mirë i ekipit me 3 gola në 4 ndeshje. Dinamo, pasi kishte shitur një javë më parë edhe Itodo Mandelën, nuk mund të lejonte të dobësohej para sfidës së dyfishtë me Jagellonia, në plyoff të Conference League. E atëherë, akord me Bernart Berishën, që rikthehet në Shqipëri pasi bëri histori me Skënderbeun në grupet e Europë League. Një zëvendësues natyral për kosovarin, që tranferohet në Ukraine te Metalist.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Transferime rekord në merkato

Merkato në dalje ka justifikuar investimin inteligjent të drejtuesve dinamovitë. Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja kanë futur në arkat e klubit 2 milionë euro, edhe pse në këtë rast janë dicka më pak, duke qenë se 50% të kartonit të nigerianit e zotëronte Luzi 2008. Për dy që u larguan, Dinamo shpejtoi të firmoste me dy zëvendësues, e përveç Berishës, edhe Guindo do të vishet blu. Ish-këpuca e artë kur luante me Laçin, vjen me parametër zero, pasi e mbylli aventurën me Egnatian pa shumë hapësira. E njëjta gjë edhe për Berishën, çka nënkupton fitim neto kolosal në merkato.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Conference League rezulton një thesar

Sidoqoftë, nuk janë asgjë në krahasim me atë që vërshon në arkat e Nëndetses nga UEFA Europa Conference League. Me shortin që i katapultoi menjëherë në raundin e dytë të turneut, ndjesia se do të ishte një sezon i paharrueshëm, rezultoi e vërtetë. U rrëzuan para të besuarve të Ilir Dajës edhe Atletic Escaldes dhe Hajduk Split, duke bërë që sido të shkojë në playoff, të arkëtohen 1 975 000 euro. Situata do të jetë akoma më e pasur nëse Jagellonia kalohet dhe Dinamo mbërrin fazën e grupeve të kompeticionit për herë të parë në histori. Nga UEFA kjo arritje shpërblehet edhe me 3.17 mln euro, pa harruar bonueset për fitore apo barazim që do të ketë në 8 ndeshjet e garantuara në fazën kampionat. Kështu, sfida e dyfishtë me polakët vlen për ta cuar totalin e përfitimit finaciar të kësaj vere në mbi 7 milion euro, një thesar i vërtetë për një Dinamo që u ngjit në sipërfaqe.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI